Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se është e papranueshme që të bllokohen institucionet, siç tha ajo për një “pozitë irrelevante”.
Bajrami the se partia e parë, VV-ja duhet t’i thërrasë partitë politike shqiptare për konsultime për një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.
“Për neve është e papranueshme bllokimi i institucioneve për një pozitë komplet irrelevante, nënkryetarin e pesë, por gjithashtu e dini gjendjen reale. Me 20 vota të LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet. Presim nga partia e parë të thërrasë partitë politike shqiptare për marrëveshje politike për konsituimin e Kuvendit”, tha Bajrami. /Reporteri.net/