Pas zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se uron që konstituimi të jetë final e që të gjendet një mekanizëm që do ta dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme, shkruan Reporteri.net.
Sipas Krasniqit, kjo duhet të ndodhë sa më parë dhe pa vonesa.
“Për ne është shumë e rëndësishme që konstituimi të jetë final që të hyjmë në afate kushtetuese për të parë mundësinë e formimit të qeverisë së re, dhe duke e ditë që asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare besoj që ajo që është më e rëndësishme të gjejmë mekanizimin që na dërgon në zgjedhje të parakohshme sa më parë dhe pa vonesa”, deklaroi Krasniqi pas seancës.
Ai tha se uron që rasti të mos përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk jam i sigurt sepse këtu nuk pat as short. Unë mendoj që ka pasur hapësirë tjetgër për konsiderim të konstituimit legal apo kushtetues, sepse e pash që kryetari i kuvendit mundohej që më shumë të konsultohej me ata që i japin instruksione, sesa që ta bëj ndonjë interpretim kompetent për sa i përket konstitutimit apo jo”, tha Krasniqi.
Krasniqi paralajmëroi se do ta mbledh Grupin Parlamentar të PDK’së, teksa për votën pro Rashiqit të deputetëve të LDK’së, nuk e komentoi duke thënë se është vendim i tyre./Reporteri.net