Kandidati i LDK’së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, i cili aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të kësaj komune, ka njoftuar se sot kanë filluar projektin për internet falas në rrugën “Dardania”.
Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt, të gjitha rrugët përreth do të kenë internet falas.
“Sot kemi filluar projektin për internet falas në rrugën Dardania! Shumë shpejt, të gjitha rrugët përreth do të kenë internet falas.”, ka shkruar Osmani.