Egzon Pacolli i LDK-së, i cili po garon për asamblenë komunale në Prishtinë, ka thënë se ndihet i nderuar që për një muaj fushatë, pati mundësinë të takojë shumë qytetarë të Prishtinës e të diskutojë me ta për të ardhmen e kryeqytetit.
Pacolli tha se ai dhe e ekipi i tij punuan me shpirt e me zemër.
“Le ta përfundojmë këtë fushatë me energjinë që na bashkoi, me dashni për Prishtinën. Nesër është dita jonë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Faleminderit!
#14
Sot mbyllet fushata, por jo rrugëtimi ynë bashkë.
Kam pas nderin me ju taku, me ju dëgju, me ju pa në çdo lagje e në çdo shtëpi, njerëz të sinqertë që e duan këtë qytet po aq sa unë.
Faleminderit ekipit tim që nuk u ndal asnjë ditë, që punoi me shpirt e me zemër.
Faleminderit familjes që më dha forcë, miqve që qëndruan pranë meje në çdo hap dhe çdo qytetari që më priti me fjalë të ngrohta e me besim të pastër.
Le ta përfundojmë këtë fushatë me energjinë që na bashkoi, me dashni për Prishtinën.
Nesër është dita jonë.
Ju faleminderit dhe respekt të pafund.
LDK113✅
PerparimRama✅
EgzonPacolli14✅