Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe që thotë se ka marrë.

Ai ka thënë se përherë do të jetë në shërbim të qytetarëve të Junikut. Shehu ka bërë thirrje që nesër pas procesit zgjedhor, të bashkohen në festën e fitores.

Postimi i plotë:

Reklamë

Të dashur bashkëvendas,
E dashur mërgatë e Junikut,

Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.
Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh. Mbi 700 junikas pjesëmarrës në koktelin e falenderimit të organizuar nga LDK dega në Junik.

Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe.

Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë.
Nesër pas procesit zgjedhore, të gjithë junikasit pa dallim, i ftojmë të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
#LDK113
#JunikuPërtej

Reklamë