Tre persona janë arrestuar në një qendër votimi në Drenas.
Kështu njoftoi në një konferencë për media, sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.
“U njoftova nga dega jonë në Drenas, se falë intervenimit të vëhguesve tanë në një qendër votimi për fotografim të votës. Kur të kemi detaje, do t’ju njoftojmë”, deklaroi ajo.
Tutje, ajo në një konferencë për media theksoi se sipas të dhënave procesi po zhvillohet kryesisht mirë.
“Qytetarët po dalin të votojnë dhe po e marrin në duart e tyre drejtimin e qeverisjes së tyre komunale. Siç kemi theksuar gjithmonë, qeverisja komunale është qeverisja më e rëndësishme për qytetarët. Në nivelin lokal përcaktohet cilësia e jetës së qytetarëve”, tha ajo gjatë konferencës.
“Ne besojmë në qytetarët e Kosovës”, shtoi ajo.