Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet komunale.
Në komunën e Mitrovicës së Jugut, aktualisht kandidati i VV-së, Faton Peci po prin me 52.26%, apo 150 vota nga 3 prej 105 vendvotimeve në numëruara.
Në vend të dytë del të jetë Arian Tahiri i PDK-së me 41.11% apo 118 vota.
Gëzim Plakolli i LDK-së me 6.27% apo 18 vota.
Megjithatë rezultati është nga numri i veç 3 kutive të para, nga 105 sosh.
Sipas Exitpoll’eve në Mitrovicë nuk pritet të ketë balotazh, pasi kandidati i PDK-së Arian Tahiri pritet të fitojë qysh në rundin e parë. /Reporteri.net/.
