Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shpallur “fitore” dhe “rezultat historik” të kësaj partie në zgjedhjet që u mbajtën sot, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka thënë se “ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës”.
“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK!”, ka shkruar Haradinaj./Reporteri.net