Ekrem Kastrati i NISMA-s Socialdemokrate po fiton bindshëm në Malishevë, shkruan Reporteri.net.
Sipas rezultateve të para të KQZ-së, nga 11 kuti të numëruara, Kastrati po prin me 58.93%.
I dyti renditet Valon Hoti i Vetëvendosjes me 16.02%, kurse i treti është Gëzim Krasniqi i PDK-së me 14.24%.
Fatmir Ademaj nga LDK renditet i katërti me 8.26%, ndërsa Enver Hoti i AAK-së i pesti me 1.40%, kurse i fundit Valon Hoti nga Partia Guxo me 0.59%.
