×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Numërohen të gjitha votat në Junik, balotazh mes Ruzhdi Shehut e Agron Kuçit

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 21:40

    Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Junikut. Sipas rezultateve preliminare kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu dhe ai i AAK-së, Agron Kuçi do të shkojnë në balotazh.

    Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shehu ka marrë 47.91 për qind të votave, përkatësisht 1,193 vota nga gjithsej 4,846 , shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas tij renditet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agron Kuçi, me 40.68 për qind ose 1,013 vota.

    Në vendin e tretë është Jetmir Tofaj nga Lëvizja Vetëvendosje me 11.29 për qind (281 vota).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!