×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Ramiz Lladrovci shpall fitoren në Drenas: Ia dedikoi Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 21:41

    Ramiz Lladrovci është paraqitur para gazetarëve në sheshin e Drenasit ku ka shpallur fitoren kundër kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.

    Ai ka thënë se fitoren ia dedikon krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas rezultateve të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kur janë numëruar 29 kuti nga gjithsej 73 kuti, Ramiz Lladrovci prinë me 52.96%, kurse i dyti renditet Petrit Hajdari i PDK-së me 37.79%.

    E treta renditet Egzon Tërdevci e Vetëvendosjes me 3.86%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!