Presidenti i ShbA-së, Donald Trump sapo është parë duke hipur në bordin e avionit presidencial Air Force One në aeroportin Ben Gurion, në Izrael.

Atij i dha lamtumirën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Të dy biseduan për disa minuta në pistë, përpara se Trump të nisej.

Reklamë

Presidenti amerikan tani po udhëton drejt Sharm el-Sheikh në Egjipt për një samit paqeje.

/Reporteri.net/