Në vjedhjen e shekullit u grabitën tetë bizhuteri më vlerë të pacmuar në Muzeun e Luvrit. Në galerinë Apollo hajdutët vodhën Broshën e madhe me gurë të çmuar dhe me fjongo të Perandoreshës Eugenia, Tiaren me perla e Perandoreshës Eugenia, Vathë smeraldi nga seti i Marie-Louise, Diademën e Mbretëreshës Marie-Amalia dhe Mbretëreshës Hortense, Gjerdanin nga seti i safirëve të Mbretëreshës Marie-Amalia dhe Mbretëreshës Hortense, Vathë nga seti me safir i Mbretëreshës Marie-Amalia dhe Mbretëreshës Hortense dhe Gjerdan me smerald nga seti i Marie-Louise.

Në një reagim për ngjarjen, ministri i Drejtësisë, Gerard Darmanin, e ka quajtur të mjerueshme atë që ka ndodhur, duke i dhënë Francës një imazh të tmerrshëm.

“Ka shumë muze në Paris, shumë muze në Francë me vlera të pacmuara. Fakto që këto vende ekspozimi nuk ishin të siguruara është një pyetje që mund ta bëjmë. Që kishte një vinc në publik, është një pyetje që mund të bëhet. Si një njeri që ka shërbyer ministër i Brendshëm, e di që nuk mund të sigurojmë plotësisht të gjitha vendet. Ajo që është e sigurt është se ne dështuam, sepse dikush ishte në gjendje të vendoste një vinc të madh në rrugët e hapura të Parisit për të lejuar disa njerëz që të afrohen për disa minuta dhe të marrin bizhuteri të pacmuara, duke i dhënë Francës një imazh të mjerueshëm”, tha ministri i Drejtësisë, Gerard Darmanin.

Reklamë

Pas vjedhjes spektakolare që tronditi vendin, muzeu më i vizituar i Francës, Luvri, do të mbetet i mbyllur. Grabitja ka nxjerrë në pah mangësitë sa i përket sigurisë në muze, ku zyrtarët kishin lajmëruar më parë për mungesën e investimeve në një vend të njohur botërisht, shtëpia e veprave të artit si Mona Lisa, dhe që mirëpriti 8.7 milion vizitorë në vitin 2024.