Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se asnjë nga partitë s’ka pranuar të hyjë në koalicion.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të votojnë siç tha “jo në interes të partisë, por për interesin shtetëror”, shkruan Reporteri.net.
“Asnjëra nga partitë parlamentare s’ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Po të pranohej, oferta jonë për bashkëpunim sot do të kishim mundësi t’i jepnim vendin qeverinë e koalicionit”, ka thënë Kurti.
“Kemi pasur ofertë të sinqertë për partitë tjera për bashkëqeverisje. Ftoj secilin deputet që sot kur Qeveria të hidhet në votim, të votojë për interesin shtetëror”, ka shtuar Kurti.
Ai tha se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje.
/Reporteri.net