NASA ka vendosur t’u përgjigjet pretendimeve Kim Kardashian, e cila tha në një episod të fundit të emisionit të saj se beson që ulja në hënë në vitin 1969 ishte e rreme. Administratori në detyrë i agjencisë, Sean Duffy, i tha publikisht miliarderes 45-vjeçare se astronautët kanë shkelur në hënë.
Reagimi nga NASA erdhi të enjten, më 30 tetor, me Sean Duffy-n që shkroi në rrjetin social X. “Po KimKardashian, ne kemi qenë në hënë tashmë… 6 herë!”, shkroi Duffy.
Ai vazhdoi postimin e tij duke ndarë arritjet e agjencisë. “Dhe akoma më mirë: @NASAArtemis është rikthyer nën udhëheqjen e @POTUS. Ne fituam garën e fundit hapësinore dhe do ta fitojmë edhe këtë.”
Yes, @KimKardashian, we’ve been to the Moon before… 6 times!
And even better: @NASAArtemis is going back under the leadership of @POTUS.
We won the last space race and we will win this one too 🇺🇸🚀
🎥: Hulu pic.twitter.com/CkexEEPFSv
— NASA Acting Administrator Sean Duffy (@SecDuffyNASA) October 30, 2025
Reklamë
E gjitha filloi në episodin e fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po xhironte skena për serialin e ardhshëm dramatik të Ryan Murphy-t, “All’s Fair” bëri komente se Nasa nuk ka shkelur asnjëherë në Hënë.
Kim Kardashian e bëri të qartë në episod se nuk i intereson çfarë mendojnë të tjerët për teorinë e saj. “Do të thonë se jam e çmendur sido që të jetë. Por hyni në TikTok. Shikojeni vetë”, u tha ajo shikuesve.
Ajo gjithashtu ndau disa “prova” që, sipas mendimit të saj, mbështesin këtë teori: “Pse valëvitet flamuri nëse nuk ka gravitet në Hënë? Këpucët në muze kanë një gjurmë të ndryshme nga ajo në foto. Dhe – pse nuk ka yje?”