Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari për skandalin e rezervës shtetërore, ka thënë se asnjë vendim s’është marrë pa miratimin e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Deliu ka thënë se përgjegjësia për keqpërdorimet nuk mund të ndahet, është në majë të piramidës.

“Këta që dikur premtonin ulje të TVSH-së e përgjysmim të çmimeve në produktet bazë, sot akuzohen për keqpërdorime milionëshe me rezervat shtetërore e importet e miellit. Por një gjë është e qartë për të gjithë: asnjë vendim s’është marrë pa miratimin e Albin Kurtit. Ministrat nuk kanë qenë të pavarur, por zbatues të urdhrave. Prandaj, përgjegjësia për keqpërdorimet nuk mund të ndahet, është në majë të piramidës”, ka shkruar Deliu./Reporteri.net

Reklamë