Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë me reagim pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, si Kryetar i PDK’së.
Lladrovci e ka përshëndetur dorëheqjen e Krasniqit duke thënë se ka qenë e pritshme, teksa ka thënë se kryetari i ardhshëm i PDK’së, do të jetë Bedri Hamza, shkruan Reporteri.net.
“Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka thënë se PDK është vet liria dhe shteti i Kosovës, duke shtuar se të qenit lider i kësaj partie është përgjegjësi e madhe.
“Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës! Të jesh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, do të thotë të jesh shtetformues e shtetndërtues, gjithëpërfshirës e përbashkues, trim dhe i drejtë, largpamës e vizionar, burrështetas dhe lider në fjalë e vepra. Suksese të mëtejme parti e liderëve tanë të luftës dhe paqes, suksese PDK!”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net