Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët që për shkak të protestave të paralajmëruara mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban.
Andaj qeverisja në kryeqytet i ka rekomanduar qytetarët që të planifikojnë lëvizjet ditore duke pas parasysh vonesat që mund të dalin si pasojë e protestave.
“Ju njoftojmë se, për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në Kryeqytet. Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke marrë parasysh vonesat e mundshme. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës.