Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit si Kryetar i PDK’së. 

Çitaku e ka falenderuar Krasniqin për udhëheqjen e kësaj partie, duke thënë se e ka ruajtur PDK’në në rrethana të vështira, shkruan Reporteri.net.

“Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur. Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”, ka shkruar Çitaku./Reporteri.net

Reklamë