Në dorëzimin e mandatit të tij, ish-kryetari Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së ka theksuar se PDK ka qenë shtëpia e tij politike për 20 vite, shkruan Reporteri.net.
Ai përmendi edhe faktin se ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së KOsovës.
Krasniqi gjithashtu në fjalën e tij përmendi edhe Thaçin e Veselin, për të cilët tha se nga ta ka mësuar se lidershipi nuk është privilegj por përgjegjësi.
Për më shumë se 20 vjet, PDK është shtëpia ime politike. Vendi ku u rrita, ku u testova, ku mësova, ku shërbeva dhe ku fitova. Vendi ku pata nderin historik të jem një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vërtetë, ka qenë dhe është nderi më i madh i jetës sime që të udhëheq këtë parti. Partinë e krenarisë sonë kombëtare. Partinë që ka shkruar faqet më të ndritura të historisë së Kosovës. Partinë që e kanë udhëhequr dy burra që kanë shkruar epokën më të lavdishme të vendit tonë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Prej tyre kam mësuar shumë, por mbi te gjitha faktin se lidershipi nuk është privilegj. Është përgjegjësi”, ka thënë më tej Krasniqi.
/Reporteri.net/