Bedri Hamza është kandidati i vetëm për Kryetar që ka shpallur kandidaturën në Koventën e PDK-së.
Në fjalën e tij, Hamza tha se sot është një nga ato ditët kur shpirti i PDK-së flet më shumë se fjalët dhe se para delegatëve “ndjej peshën e përgjegjësisë”.
Hamza shtoi se në ADN-në e saj, PDK ka gjurmët e lirisë, idealit e rezistencës dhe frymën e UÇK-së.
“Sot është një prej atyre ditëve kur shpirti i PDK-së flet më shumë se çdo fjalë dhe unë para jush ndjej peshën e përgjegjësië ndaj sakrificës tuaj, ndaj çdo orë mundi, çdo sakrificë që keni bërë për partinë tonë. Ndaj historisë që kemi shkruar me punën dhe përkushtimin. Ju falënderoj secilin. Ju keni qenë gjithmonë motori i PDK-së. Pa ju asnjë sfidë s’do të ishte përballuar, asnjë fitore s’do të ishte arritur. Si parti kemi mbijetuar çdo goditje, për një arsye të madhe, pasi PDK është e ndërtuar mbi sakrificë kombëtare. Në ADN-në e saj ka gjurmët e lirisë, idealin e rezistencës dhe ka frymën e UÇK-së”, tha ai.
/Reporteri.net/