×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Kualifikimet

    Nis përballja mes Kosovës dhe Zvicrës në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 20:48

    Në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas formacionit të publikuar, në portën e Kosovës do të jetë Aro Muric. Pjesë e formacionit startues janë edhe Aliti, Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.

    Sonte sfidues mbetet moti, ku reshjet e shiut nuk janë ndalur që nga mëngjesi.

    Trajneri Franco Foda ka nënvizuar rëndësinë e një paraqitjeje solide dhe formën shumë të mirë të disa prej futbollistëve, me theks të veçantë te Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen me gola dhe lëvizje vendimtare në hapësira të ngushta.

    Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026 dhe kundër Zvicrës vetëm një rezultat prej gjashtë golave epërsi do të siguronte direkt një biletë për Kampionatin Botëror.

    Aktualisht, skuadra e Granit Xhakës mban kreun me 13 pikë, ndërsa Kosova ndodhet në vend të dytë me 10 pikë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!