Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme që po mbahet me pikë të rendit të ditës për formimin e komisioneve parlamentare, është antikushtetuese.

Si i vetmi deputet i partive që deri tash ishin në opozitë që po merr pjesë në këtë seancë, Grua ka thënë se asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seanca pa zgjedhur qeverinë.

Reagime të ashpra ka pasur në drejtim të tij nga ana e deputetëve të VV-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

Një përplasje ka shpërthyer në momentin kur Gruda tentoi të largohej nga salla e Kuvendit. Ishte deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ai i cili dëgjohet duke i reaguar Grudës.

“Unë ty po të kallxoj. E di saktë 8 vjet çka ke ba….”, i drejtohet Bahtiri.

“ti se di kush jam unë”, ia kthen deputeti i PDK -së.

“Jo shumë mirë e di. Me ju ndalë qytetarëve mos me i marrë pagat,  ti e di shumë mirë kush të ka shti”, vazhdon tutje Bahtiri. /Reporteri.net/