Një televizion në Japoni, ka bërë një storie për Besiana Musliun, e cila gjatë luftës në Kosovë ka pësuar djegie të rëndë në fytyrë.
Pas luftës, një organizatë Japoneze i ka dalur në ndihmë duke e dërguar me urgjencë në Tokyo.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar storien e televizionit japonez, dhe ka treguar për rastin e Besiana Musliut.
Postimi i plotë i Ministrit:
Një ndër TV më kredibile në Japoni ka bërë një lajm për Kosovën, ku ka paraqitur, ndër të tjerash, edhe sfidat që ka kaluar Besiana Musliu.
Besiana ka qenë kolege e imja dhe vjen nga Skenderaj.
Gjatë luftës, shtëpia e saj është djegur, dhe si 2 vjeçare, ka parë tmerrin me sy duke pësuar djegie të rëndë. Me plagë të tilla, Besiana ka qëndruar për 3 muaj në Shqipëri, duke mos pasur mundësi të trajtohet.
Menjëherë pas luftës, nëna e Besianës, me dëshpërim kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për të gjetur trajtim për Besjanen dhe, fatmirësisht, një organizatë Japoneze i del në ndihmë duke e dërguar me urgjencë në Tokyo.
