×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Halimi: Buxheti i Prishtinës të zhbllokohet, Kurti dhe Murati t’i kthehen arsyes shtetërore

    Reporteri
    23 Nëntor 2025 | 18:03
    Zëdhënësja e LDK'së, Sibel Halimi

    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndërsa i kërkoi kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit t’i kthehen “arsyes shtetërore”, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se zhbllokimi i buxhetit është domosdoshmëri e përditshme dhe se propaganda po rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

    Halimi ndërkaq iu bëri thirrje qytetarëve “të mos mashtrohen”.

    Postimi i saj:

    Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund.

    Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë!

    Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve.

    Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit:

    Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë!

    Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!