Të tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë futur tashmë në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie, ku po vazhdon seanca gjyqësore në prag të dyvjetorit.

Naim Murseli dhe dy të akuzuarit e tjerë të prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në gjykatë, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj. përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj, shkruan Reporteri.net.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.