×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    “Iu dha ndihma mjekësore në banesë, por s’arriti të mbijetonte”, flet vëllai i Shpat Kasapit

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 13:15

    Vdekja e papritur e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ishte tronditëse për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

    Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre, Roelin, për ta dërguar atë në kontroll mjekësor, kur në orët e vona të së martës ishte ndier papritur keq dhe ka ndërruar jetë.

    Kështu ka treguar vëllai i Shpatit, Albini për Top Channel.

    Sipas tij, ndihma e parë mjekësore i ishte dhënë Shpatit në banesë, por ai nuk kishte arritur të mbijetonte. Albini tha se deri tani dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak.

    Albini ka treguar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por siç tha ai, jo diçka serioze.

    Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!