Këngëtari dhe kompozitori i njohur Armend Rexhepagiqi ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, duke e kujtuar atë si një artist dhe njeri të jashtëzakonshëm.
Përmes një postimi, Rexhepagiqi ka theksuar se çdo bashkëpunim me Shpatin ishte dëshmi e profesionalizmit, talentit dhe kolegialitetit të tij të sinqertë, ndërsa çdo takim me të ishte, siç shprehet ai, një ridëshmi e mirësisë dhe shpirtit të pastër që e karakterizonte.
“Ike shumë herët, Shpat i dashur. Çdo bashkëpunim me ty ishte dëshmi e profesionalizmit tënd, talentit dhe kolegialitetit të sinqertë. Çdo takim me ty ishte ridëshmi që ti ishe njeri i mirë, i sjellshëm e shpirtpastër. U prehsh në paqe, Shpati. Shumë ngushëllime familjes së Shpatit”, ka shkruar Rexhepagiqi.

Vdekja e Shpat Kasapit ka prekur thellë komunitetin artistik, ndërsa reagimet nga kolegë e personalitete të shumta vazhdojnë të vijnë.