×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2025 | 7:31

    Sot është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

    Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

    “(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

    Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

    I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!