Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolina Leavitt, tha sot se skanimi i fundit me rezonancë magnetike (MRI) i presidentit Donald Trump ishte i natyrës parandaluese dhe zbuloi se presidenti është në gjendje të mirë kardiovaskulare.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt tha se Trump gëzon shëndet të shkëlqyer.
“Imazhet kardiovaskulare të Presidentit Trump treguan një pamje krejtësisht normale, asnjë provë të ngushtimit të arterieve, uljes së rrjedhjes së gjakut ose anomalive në zemër ose në enët kryesore të gjakut”.
“Dhomat e zemrës janë me madhësi normale. Muret e enëve të gjakut duken të lëmuara dhe të shëndetshme dhe nuk ka shenja inflamacioni ose mpiksjeje. Në përgjithësi, sistemi i tij kardiovaskular tregon shëndet të shkëlqyer. Skanimet e barkut janë gjithashtu krejtësisht normale”, tha Leavitt.
Shtëpia e Bardhë ka ndarë edhe një deklaratè të mjekut të Trump.
President Donald J. Trump’s Advanced Imaging Results:
“His cardiovascular system shows excellent health… and confirms that he remains at excellent overall health.”
— Capt Sean P. Barbabella, D.O.
Physician to the President pic.twitter.com/WJxdZEBUFSReklamë— The White House (@WhiteHouse) December 1, 2025