Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se do të renditet i fundit në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se lista e PDK-së me numër 130 kryesohet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili mban numrin 1 në fletëvotim dhe përfundon me të me numrin 110, shkruan Reporteri.net.
“Lista zgjedhore e #PDK130-së fillon me kandidatin për Kryeministër, nr. 1 Bedri Hamzën, dhe përfundon me mua, nr. 110 Abelard Tahiri”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri gjatë ditës së djeshme tha se i ka kërkuar Hamzës të mos e përfshijë në 10-shen e parë në listën e PDK’së. /Reporteri.net/.