Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar burimeve nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Sipas raportimit, viktima është identifikuar me inicialet E.M., ndërsa aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetet Rožaje dhe Berane.
Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.