Ish- kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma do të jetë kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar Suma për Gazetën Online Reporteri.net

“Po”, ka thënë shkurt Suma për Reporteri kur është pyetur nëse do të jetë në listën e VV-së për deputet.

Reklamë

Kujtojmë se Suma ishte mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Suma ka udhëhequr dy mandate si kryetar i pavarur i Hanit të Elezit, duke u bërë personi i parë që fiton në një komunë si i pavarur. /Reporteri.net/.