Policia britanike i ka ndaluar protestat e grupit “Extinction Rebellion” në secilën pjesë të kryeqytetit. Policët i larguan pa paralajmërim të gjithë protestuesit që ndodheshin në kampin e ngritur në sheshin “Trafalgar”.
Policia metropolitan e Londrës e lëshoi një urdhër të hënën në mbrëmje, në të cilin thuhej se të gjitha tubimet që lidhen me lëvizjen “Exctinction Rebellion” duhet të ndërpriten në territorin e Londrës deri në orën 21.
Menjëherë pas publikimit të urdhrit policor, forcat e rendit shkuan në shesh dhe kërkuan nga protestuesit që t’i largojnë tendat e tyre. Megjithatë, shumica, e aktivistëve ishin vendosur në jug të lumit dhe vetëm disa tenda kishin mbetur në sheshin ku shkoi policia.
Ndryshe, më shumë se 1400 njerëz janë arrestuar për tetë ditë gjatë protestave të këtij grupi kundër ndryshimeve klimatike. Policia ka paralajmëruar se do t’i arrestojë të gjithë ata që nuk u binden urdhrave të autoriteteve, shkruan “The Guardian”, transmeton gazeta Express.
Deri të hënën në mbrëmje, sheshi “Trafalgar” kishte qenë hapësira e vetme që vlerësohej si vend legjitim nga policia për të protestuar. Forcat e sigurisë u kishin thënë protestuesve që të shkojnë në këtë shesh, nëse duan të protestojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.