×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

    Reporteri
    27 Dhjetor 2025 | 8:04

    Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot.

    Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Të drejtë vote kanë 19 mijë e 187 votues të regjistruar, të cilët mund të votojnë në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme.

    Procesi zhvillohet në gjithsej 40 vendvotime, të organizuara në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës. Sipas ligjit të ndryshuar për zgjedhjet, votimi nga jashtë realizohet; përmes postës, dërgimit të pakos në adresën e KQZ-së në Kosovë dhe votimit fizik në përfaqësi diplomatike.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, tha KQZ në njoftim.

    Konferencat e KQZ-së mbi ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – qendra mediale e KQZ-së:

    Konferenca e parë ora 09:00 – hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.

    Konferenca e dytë ora 14:00 – pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

    Konferenca e tretë në ora 20:00 – përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

    Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!