×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Kreu i KQZ-së: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 7:24

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar sot në Pejë për zgjedhjet parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në procesin demokratik.

    “Sot votohet për zgjedhjet nacionale parlamentare për Kuvendin e Kosovës”, tha Radoniqi, duke ftuar qytetarët “të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre të Republikës së Kosovës”.

    Ai theksoi se, pavarësisht afateve të shkurtra dhe sfidave, KQZ-ja ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet.

    “Nga ana e KQZ-së, të gjitha përgatitjet janë bërë. Trajnimet dhe çështjet logjistike janë përfunduar me kohë dhe procesi ka nisur në orar,” deklaroi Radoniqi.

    Kryetari i KQZ-së foli edhe për votimin jashtë vendit, duke vlerësuar se procesi ka shkuar mirë.

    “Dje kemi pasur votimin në diasporë dhe, sipas njoftimeve, ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë i qetë,” tha ai, duke shtuar se një pjesë e qytetarëve të regjistruar në përfaqësi diplomatike tashmë kanë votuar.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, nga votimi në përfaqësitë diplomatike, pa përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, kanë votuar rreth 15 mijë qytetarë.

    Radoniqi uroi që dita e zgjedhjeve të kalojë pa probleme. “Uroj të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë dhe që procesi të mos ketë asnjë problem”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!