×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Voton Lumir Abdixhiku: Sot është ditë e mbarë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 10:59

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Ai votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Albina.

    “Është ditë e mirë ditë e mbarë dhe shpresojmë që i gjithë procesi të shkojë kështu. Shpresojmë që qytetarët sot të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite”, ka thënë ai para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!