Zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj me kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën nëse duan që të hiqet taksa, ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës.
Ai ka thënë se taksa ka arritur qëllimin e vet si vendim politik.
“Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh. Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”, ka deklaruar Limaj, në ktv.
I pyetur se sa ka kohë që nuk janë takuar partnerët e koalicionit Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, Limaj bëri të ditur se ka tri javë mirëpo sipas tij, do të kenë takimin e përbashkët nesër.
Ai m tej ka pohuar se nuk ka njohuri që kryetari i Kuvendit dhe kryeministri nuk flasin mes vete.