×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i reagon ashpër ambasadorit të Zvicrës: Sot do ta ktheja në shtëpi

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 21:37

    Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt ka thënë se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur.


    Ndaj kësaj deklarate ashpër ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherit zyrtar i lartë i AAK-së, i cili thotë se ambasadorët duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë flasin.

    “Një ambasador i yni pot ë ishte sjell në shtetin tjetër sot ndoshta ishte kthyer në shtëpi. Sikur të isha sot që marr vendime sot do t’ia kisha qu letrën. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës.”, tha Lekaj për Express, transmeton Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se një ambasador i di përgjegjësitë. /Reporeteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!