Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh ka ndodhur sot afër ishullit kryesor të Filipineve, Mindanao.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se kjo dridhje u regjistrua rreth tetë kilometra larg qytetit Columbio dhe bazën e kishte 13 kilometra në thellësi të Tokës.
Tërmetet me bazë të cekët nën sipërfaqen e Tokës zakonisht shkaktojnë më shumë dëme sesa ato me thellësi më të madhe.
Autoritetet nuk kanë ngritur ndonjë alarm për cunami, ndonëse Qendra Paralajmëruese e Paqësorit për Cunami, me bazë në Hawai, njoftoi se fuqia fillestare e tërmetit ishte 6.7 shkallë të Rihterit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Filipinet janë ndër shtetet më të goditura nga tërmetet dhe vullkanet në botë për shkak të shtrirjes gjeografike në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, e cila është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në planet.
Në vitin 1990, rreth dy mijë njerëz kishin vdekur nga tërmeti prej 7.7 ballësh që kishte ndodhur në pjesën veriore të këtij shteti aziatik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.