Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Një nga komunat më të prekura është edhe ajo e Rahovecit, shumë fshatra të së cilës ndodhen nën ujë.

Me vërshime po përballet edhe fshati Brestovc në këtë komunë.

Reklamë

Siç raportohet nga mediat lokale,  një mur  prej 8 metrash  përreth rrugës ka rënë midis Brestovcit duke rrezikuar qytetarët.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  ka thënë se situata në këtë komunë është e menaxhueshme.

Ai ka theksuar se që në orët e hershme të mëngjesit janë koordinuar të gjitha ekipet në terren për të përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat për qytetarët./Reporteri.net/