×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Emrat

    Kush janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Reporteri
    06 Janar 2026 | 15:36
    Partia Demokratike e Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga përditësimin i fundit i bërë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, del se Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Nga legjislatura e kaluar, Abelard Tahiri është një nga kandidatët që nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për deputet. Një emër tjetër është edhe ai i Eliza Hoxhës, e cila ka marrë 14,178 vota.

    Me vetëm 18 mijë e 602 vota, as kandidati Rashit Qalaj nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re. Emra të tjerë që mbetën jashtë janë Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

    Në këtë legjislaturë të dhjetë, kësaj partie i janë shtuar deputetë të rinj, Arian Tahiri, Arben Mustafa, Eman Rrahmani, Xhavit Haliti e Besa Kabashi-Ramaj.

    Votat me kusht ishin ato që bënë ndryshimin te kjo parti. Deputeti tashmë, Bekim Haxhiu ishte i fundit në listën e kësaj partie që arriti të siguronte ulëse në Kuvend.

    Partia Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë të jetë e dyta, aktualisht me 20.43% apo 189,632 vota.

    /Reporteri.net/

    Rikthyen edhe një ulëse në Kuvend, këta janë 23 deputetët e PDK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!