Këtë të martë rikthehet Liga e Kampioneve, me raundin e shtatë në fazën e ligës.

Nëntë ndeshje interesante, të cilat mund të vendosin edhe skuadrat e para të kualifikuara për më tej.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë të supersfida mes Interit dhe Arsenalit në Itali. Dy skuadrat vijnë në formë të shkëlqyer dhe synojnë 3 pikët.

Reklamë

Arsenal numëron gjashtë fitore në po kaq ndeshje në Champions League dhe është një hap larg kualifikimit. Interi në krahun tjetër mban vendin e gjashtë me 12 pikë.

Ndeshjet interesante është edhe ajo mes Tottenham dhe Borussia Dortmund, e cila do të zhvillohet në Londër. Dy ekipet ndodhen në mesin e tabelës dhe rezultati mund të vendosë shumë për vazhdimësinë.

Real Madrid synon të rikthehet te fitorja, pasi luan në shtëpi ndaj Monacos, ndërsa Napoli luan në transfertë ndaj Copenhagen.

Kampionët në fuqi të PSG-së, luajnë në transfertë ndaj portugezëve të Sporting Lisbona.

Ndeshjet e tjera janë: Villarreal-Ajax, Olympiacos-Bayer Leverkusen, Bodo/Glimt-Manchester City dhe Kairat Almaty-Club Brugge.

Reklamë