Prokuroria Themelore në Gjakova ka mbajtur konferencë për media lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës.

Kryeprokrurori Enis Gashi ka deklaruar se 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë, ndërsa janë intervistuar edhe 43 komisionerë.

“Prokuroria ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete lidhur me grumbullimin e provave. Me autorizimin e Prokurorisë, në aksionin e sotëm nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues janë të ndaluar për 48 orë. Poashtu për 43 komisionerët tjerë jemi në vlerësim”, tha Gashi.

Reklamë

Në Komunën e Malishevës, 9057 vota janë të shtuara, tha Kryeprokurori Gashi.

Gashi shtoi se hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje, edhe për kryesuesit e komisionerët e tjerë që “nuk kanë arritur t’i kenë prezent”.

/Reporteri.net/