×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Paralajmëron reformim

    Abdixhiku: Do të ketë kryesi të re të LDK-së

    Reporteri
    31 Janar 2026 | 19:56

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ka paralajmëruar formimin e kryesisë së re të LDK-së.

    Ai ka thënë se njëjtë si ai që kaloi në procesin e votimit, edhe kryesia e re do ta ketë të njëjtin proces.

    ‘’Një element bazik i këtij kuvendi dhe deklarate, është formimi i kryesisë së re të LDK-së, pra unë e pata procesin e votimit, edhe kryesia e re do të ketë procesin e votimit të njëjtë. Demokracia maksimale kështu do të bëhet. Mbi këtë proces na duhet kohezion i plotë, edhe anëtarësisë, kryesisë së LDK, edhe i grupit parlamentar’’, ka thënë ai. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!