Meriton Korenica po e vazhdon shkëlqimin në futbollin rumun.

Përfaqësuesi kosovar bëri paraqitje pozitive gjatë fundjavës që shkoi me Clujin duke kontribuuar me gol në minutat e fundit në fitoren 4:2 ndaj FC Metaloglobus București.

Falë paraqitjes së shkëlqyeshme në ndeshjen e vlefshme për kampionatin rumun, futbollisti ofanziv u përfshi në formacionin e javës në Rumani nga faqja e specializuar për vlerësime në futboll – Sofascore.

Reklamë