Dështimi i transferimit të Jean-Philippe Mateta te Milani dhe më pas te Juventusi, nuk ishte thjesht një hezitim, por një vendim i bazuar në raporte mjekësore shqetësuese.
Tre mjekë të ndryshëm kanë dhënë “dritën e kuqe” për sulmuesin francez, duke konstatuar një problem evident në gju.
Ky dëmtim kërkon ndërhyrje kirurgjikale, duke e mbajtur lojtarin jashtë fushave për 3 deri në 4 muaj, një kohë që as Milani dhe as Juventusi nuk mund ta presin në këtë fazë të sezonit. Ndërkohë, Crystal Palace ka lëvizur menjëherë duke blerë Jorgen Strand Larsen.
Për kuqezinjtë, vëmendja tani zhvendoset te opsionet e tjera, Niclas Fullkrug mbetet një alternativë solide dhe ekonomike, ndërsa ëndrra e verës mbetet Dusan Vlahovic, ndonëse konkurrenca dhe paga e tij e lartë e bëjnë operacionin mjaft kompleks.