Është arrestuar mësimdhënësi i shkollës “Pavarësia” në Prishtinë që nga pamjet e publikuara shfaqej dukej rrahur një nxënës në mënyrë brutale.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për 62-vjeçarin Abaz Kadriu, mësimdhënës i kësaj shkolle.

I njëjti siç mëson Reporteri.net është dërguar në mbajtje dhe se rasti është inicuar si “Sulm”.

Reklamë

Për rastin për Gazetën Online Reporteri.net folën gjatë ditës edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajon e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana për Reporteri.net.

/Reporteri.net/

Reklamë