×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca në Hagë

    Çitaku i falenderon partitë që u pajtuan të shtyhet seanca konstituive: UÇK na bashkon

    Reporteri
    10 Shkurt 2026 | 21:57

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që u dakorduan me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkaku i zhvillimeve në Hagë.

    Nesër gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare. Shkaku i kësaj, seanca konstituive u shty për në orën 17:00, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Çitakut, në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.

    “Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes. Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon”, ka shkruar Çitaku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!