×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Konflikti Izrael-Iran

    Ambasadorja e Shqipërisë: 11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael, iu kemi dhënë udhëzime

    Reporteri
    28 Shkurt 2026 | 17:15

    Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

    Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

    “11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dimë sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në shtetin izraelit./Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!